Pushime ne Shqiperi

Pushime te mbara

Postuar në August 19, 2008 - Kategoria Te Tjera | 25 Komente | Lexuar 1,004

Pushime te mbara

Stafi Thashetheme ViP ju uron pushime te mbara.

Kthehemi ne Shtator

Thashetheme ViP

ARTA BAJRAMI: Video erotike në Jacuzzi

Postuar në August 14, 2008 - Kategoria VIP Shqiperia | 120 Komente | Lexuar 10,464

ARTA BAJRAMI: Video erotike në Jacuzzi

Dorëzohet edhe kështjella intime e Arta Bajramit. Jo vetëm që më në fund është mësuar se kush është i dashuri i saj, por çifti tani është bërë protagonist me një video të nxehtë në faqet e internetit. Ajo nuk e fsheh asnjëherë sharmin e saj, por duket se këtë herë ka rënë pre e një videoje me imazhe erotike, që është shpërndarë ditët e fundit në youtube.

Madje, nuk bëhet fjalë për një, as për dy, por për plot 3 video, të cilat janë pjesë e një të tëre dhe rrëfejnë një bisedë që zhvillohet mes këngëtares dhe një mashkulli që thirret me nofkën Vali Corleone. Arta gjatë gjithë kohës qëndron e shtrirë në vaskën luksoze, e zhytur gjysmë nudo mes shkumës dhe bisedon shkujdesur, madje janë xhiruar edhe disa momente të dhomës ku ata kanë kaluar kohë së bashku. Në momente të veçanta në video duket sesi këngëtarja tenton të mbulojë gjoksin e saj, ndërkohë që këto pauza ndërpriten me disa gllënjka, teksa ajo ngre dorën për të pirë.

Lexo më tepër

Besarta e Big Brotherit Biznismene

Postuar në August 13, 2008 - Kategoria Big Brother Albania | 117 Komente | Lexuar 5,777

Besarta e Big Brotherit Biznismene

Besa së bashku me Julin kanë hapur butikun në Tiranë. Cila është lidhja e imagjinuar ndërmjet Besës dhe Arbërit.Ajo së shpejti do të paraqityet në një shoë televiziv.

Është përfolur shumëqka për tashmë të njohurën Besarta Abdullahun, kosovaren e vetme në reality shoë Big Brother.Është komentuar shumë për  një “lidhje” të imagjinuar mes saj dhe Arbërit (fituesit të big brother )
Tani Besa jetën e saj private e fillon me  bisnez te ri, së  bashku  me shoqen e saj Julindën me te cilën  brenda shtepis së BB ka qenë më e shoqëruar poashtu edhe tash pas daljes nga shtëpia ekziston një shoqëri shume e mirë me të.

Është flit se të gjithë banorët janë kundër Olsit e  Noqes dhe shumë shumë të tjera ku për te gjitha këto Besa ka pranuar  ti rrëfej gazetës sonë dhe të tregoj për herë të parë për shume plane të saj.
Për të shuar  kureshtjen e ‘fansave’  shkuam në Gjilan dhe takuam Besë. Me të biseduam për shumë gjëra të cilat nuk i ka  problem ti publikoj. Ato gjëra janë befasi për lexuesit:Ku po vete Besa pas “Big Brother”-it? .Ajo po vazhdon jetën aty ku e la kur hyri në shtepinë e BB. I është kthyer studimeve. Do të mundohet të mësoj sa më shumë që t’i nënshtrohet provimeve, meqë ka  mbetur mbrapa. Kjo është gjëja primare të  cilës ajo i kushton rëndësi.

Lexo më tepër

KLEDI KADIU: Pushime në Sardenjë

Postuar në August 12, 2008 - Kategoria VIP Shqiperia | 6 Komente | Lexuar 548

KLEDI KADIU: Pushime në Sardenjë

Pasi ka harruar episodet e pakëndshme që pati së fundmi në Itali, balerini shqiptar, Kledi Kadiu, është duke shijuar disa momente relaksi në brigjet e Sardenjës. Paparacët kanë fiksuar balerinin shqiptar teksa pushonte, por jo vetëm kaq, pasi kanë zbuluar edhe një tjetër pasion të tij.

Pikërisht në periudhën e Lojërave Olimpike, djaloshi që pëlqen jashtë mase lëvizjet, nuk mund të rrijë në një vend. Në formë të plotë, ai nuk është ndier aspak keq para fotografëve, teksa ka ekspozuar trupin e tij, ashtu si vite më parë, në kalendarin “Pirelli”, por këtë herë balerini i njohur ka preferuar të qëndrojë më shumë duke u marrë me sport.

Lexo më tepër

HUEYDA EL SAYED: Imazh biznesi në Francë

Postuar në August 12, 2008 - Kategoria VIP Shqiperia | 8 Komente | Lexuar 476

HUEYDA EL SAYED: Imazh biznesi në Francë

Ditët në Paris për Hueyda El Sayed kanë pasur aq intensitet, sa duket se nuk ka gjetur kohë të pushojë. Një ofertë që i është bërë asaj së fundmi nga një kompani e njohur, e ka joshur atë të pozojë për të qenë imazhi i saj. Dhe duket se largimi nga Tirana, përveç mallit, këtë herë i ka bërë shumë mirë.

U largua atëherë kur shumë gjëra kishte nisur t’i bënte me shumë pasion, por forcën që kishte brenda, këtë herë po e përdor për një tjetër projekt, pikërisht duke qenë imazhi i një kompanie të njohur franceze. Miq të afërt të saj na rrëfejnë se ajo është duke xhiruar spotin e radhës për firmën e njohur “Chateau d’Ax” dhe kjo ka qenë një nga impenjimet që i ka marrë pjesën më të madhe të kohës. Nga studiot e xhirimit, setet e pafund të fotografive, nënshkrime kontratash, të cilat do të përfundojnë vetëm atëherë kur spotet të shfaqen nëpër televizione.

Lexo më tepër

Elvana Gjata, nën hijen e mamasë

Postuar në August 12, 2008 - Kategoria VIP Shqiperia | 58 Komente | Lexuar 2,303

Elvana Gjata, nën hijen e mamasë

Elvana Gjata duket se ka filluar të qëndrojë më shumë e shoqëruar nga prindërit e saj, pasi së fundmi gjatë një udhëtimi në Kosovë, ajo është parë të ishte me mamanë e saj në një koncert.

Duket se e ëma është edhe menaxherja e saj e momentit, prandaj edhe këngëtarja është nën shoqërinë e nënës së saj në çdo koncert.

Lexo më tepër

FLAKA KRELANI vjen me një hit të ri

Postuar në August 12, 2008 - Kategoria VIP Shqiperia | 8 Komente | Lexuar 383

FLAKA KRELANI vjen me një hit të ri

Këngëtarja kosovare e muzikës rok, Flaka Krelani, është duke u përgatitur për një këngë të re, e cila pritet të lançohet së shpejti në treg.

Këto informata janë dhënë nga një burim shumë kofidencial afër artistes, i cili nuk ka dhënë sqarime në lidhje me titullin e këngës dhe zhanrin.

Lexo më tepër

ÇILJETA XHILAGA femra më seksi

Postuar në August 12, 2008 - Kategoria VIP Shqiperia | 52 Komente | Lexuar 2,245

ÇILJETA XHILAGA femra më seksi

Sipas një sondazhi të realizuar së fundi në një nga faqet e internetit, këngëtarja Çiljeta Xhilaga cilësohet nga votuesit si këngëtarja më seksi.

Në këtë sondazh kanë marrë pjesë rreth 3459 votues dhe pjesa më e madhe e atyre që kanë klikuar i kanë dhënë pikët maksimale Çiljetës, duke u ndjekur më pas nga Elvana Gjata.

Lexo më tepër

Altuna Sejdiu sfidon në Vlorë DJ Mollela

Postuar në August 12, 2008 - Kategoria VIP Shqiperia | 9 Komente | Lexuar 827

Altuna Sejdiu sfidon në Vlorë DJ Mollela

Fundja e shkuar ka qenë një sfidë e vërtetë për Altuna Sejdiun në Vlorë, pasi ishte ftuar për të kënduar në një nga lokalet e qytetit, ndërkohë që “konkurrohej” nga DJ Mollela.

Dhe duket se këngëtarja bukuroshe dhe mjaft e talentuar ia ka dalë mbanë, pasi ka tërhequr publikun më të madh, krahasuar me italianin që kishte zbarkuar në Vlorë, për të njëjtin qëllim.

Lexo më tepër

Adelina Ismajli me bikini, shfaqet e vetme në Ulqin

Postuar në August 11, 2008 - Kategoria VIP Shqiperia | 56 Komente | Lexuar 4,034

Adelina Ismajli me bikini, shfaqet e vetme në Ulqin

Pas përflitjeve për një zhdukje të dytë të Adelina Ismajlit nga skena dhe kënga, një tjetër shfaqje surprizuese e saj. Por kësaj here jo në skenë, por në një nga plazhet e Ulqinit. Këngëtarja e fotografuar nga paparaci ynë, në një nga plazhet e Ulqinit, në këmbë me rroba banje ngjyrë rozë. Me linjat perfekte si gjithmonë, Adelina duket se ka marrë ca rreze.

Ajo që bie në sy është se nuk mban asnjë aksesor, madje as syze dielli, dhe flokët i ka të mbledhura. Kjo është një nga daljet e pakta dhe të mistershme të këngëtares kosovare, simbol i seksit të bukur, që pas vrasjes së të dashurit.

Lexo më tepër

Poni thyen heshtjen: Kësaj here vij nuse

Postuar në August 11, 2008 - Kategoria VIP Shqiperia | 18 Komente | Lexuar 936

Poni thyen heshtjen: Kësaj here vij nuse

Prej muajsh flitej se këngëtarja vlonjate kishte “braktisur” për një periudhë të shkurtër ekranin, për t’iu përkushtuar skenave të koncerteve në Shqipëri dhe jashtë vendit. Por, ky moment pauze dhe zhdukjeje, tani është sfiduar nga vetë këngëtarja vlonjate.

Sepse Poni, ka menduar të hedhe në treg tre klipe, njëri pas tjetrit. Këto ditë të nxehta vere, ajo ka harruar pushimet dhe është nisur drejt Maqedonisë, ku në Manastirin e Ohrit, do të xhirojë klipin e ri me muzikë tërësisht tradicionale, kompozuar nga Edi Balili. Do të jetë një klip, i regjisorit me famë në Maqedoni, Aleksandër, i cili ka menduar të sjellë imazhin e një nuseje të bukur shqiptare, që martohet në manastir. “Nuk do të ndodhë çudia”, thotë Poni.

Lexo më tepër

Chat.Thashetheme.Com - I Rinovuar!!

Postuar në August 8, 2008 - Kategoria Te Tjera | 14 Komente | Lexuar 1,897

Full Screen: chat.thashetheme.com

Thashetheme ViP

Erdhi momenti i ANJEZA SHAHINIT

Postuar në August 7, 2008 - Kategoria VIP Shqiperia | 16 Komente | Lexuar 984

Erdhi momenti i ANJEZA SHAHINIT

Pas Eurovizionit, nata e mbrëmshme, ka qenë më e rëndësishmja në karrierën e këngëtares Anjeza Shahini. Më në fund, ajo e mbajti premtimin e dhënë, duke publikuar albumin e saj të parë, i cili dje në mbrëmje u prezantua në një nga diskot verore në plazhin e Golemit. Plot 5 vjet që nga hera e parë që u ngjit në skenën e “Ethet e së premtes”, ku edhe u promovua si një ndër artistet më të talentuara, Anjeza sjell me vokalin e saj të fuqishëm 9 këngë, nën siglën “Erdhi momenti”.

Dhe sigurisht që ky ishte momenti i duhur për të sjellë këngë që flasin 100 për qind për dashurinë. “Këngët përmbajnë shumë pak trishtim apo lot dhe pjesa dërrmuese e tyre sjellin pjesën më të bukur të kësaj ndjenje”, është shprehur Anjeza, kthyer me vokalin e saj, emocionet që u ngjalli vite më parë gjithë shqiptarëve, kur u ngjit në skenën e Eurovizion.

Lexo më tepër

Rrëfimet intime të ENKI SHABANI

Postuar në August 7, 2008 - Kategoria VIP Shqiperia | 19 Komente | Lexuar 1,765

Rrëfimet intime të ENKI SHABANI

Disa faqe rrëfimesh, madje disa edhe nga jeta e saj sentimentale, pritet që të zbulojnë së afërmi shumë sekrete të jetës private të Enkit, vajzës bukuroshe, që prej kohësh është lançuar në tregun muzikor edhe si një artiste e talentuar.

Ajo rrëfen për “Panorama Gossip”, se shumë shpejt do të botojë një libër me poezi, një këngë të re të muzikës dance, si dhe shumë projekte të tjera, që do t’i shtojnë dinamikë jetës së saj. Ndërkohë që përsa i takon pushimeve, ajo do të zhvendoset këtë muaj në Brazil për disa ditë relaksi, por siç edhe na pohoi, do të jetë vetëm me disa mikesha të saj, pasi aktualisht nuk ka asnjë mashkull në jetën e saj, ndërsa ato që fliten, janë vetëm thashetheme.

Lexo më tepër

Edhe Berisha di të notojë

Postuar në August 7, 2008 - Kategoria VIP Shqiperia | 23 Komente | Lexuar 1,198

Edhe Berisha di të notojë

Rezidencat qeveritare: Në dispozicion të politikanëve shqiptarë, mes tyre presidenti dhe kryeministri, janë në dispozicion disa nga vilat dhe rezidencat qeveritare mes të cilave në Dajt, Durrës, Vlorë, Lezhë dhe Pogradec.

Më në fund edhe kryeministri Sali Berisha i është dorëzuar vapës së gushtit. Nëse është deklaruar së fundmi në media se kryeministri nuk bën asnjëherë pushime, kjo nuk është gjithmonë e vërtetë. Ai duket se ka gjetur pakëz kohë të lirë për t’u kredhur në ujërat e ftohta të detit Jon, pikërisht pak metra poshtë rezidencës qeveritare në Dhërmi, ku ka qenë në fundjavë nën shoqërinë e familjes së tij. Berisha është freskuar në det, madje ka kaluar minuta të tëra në ujin e kripur, duke zbuluar kështu edhe një tjetër pasion të fshehur, atë të sportit të notit.

Por, nëse aty përqark nuk duhet të ishte i pranishëm askush, përveç një barke shoqëruese që i qëndron gjatë gjithë kohës nga afër. Por duket se një foto, origjina e së cilës nuk dihet ende ka fiksuar momentet verore të kryeministrit, madje edhe teksa ai ka qenë duke buzëqeshur përpara objektivit. Një buzëqeshje që nuk është shtrënguar as nga kripësia e detit, ndoshta për të pozuar ashtu siç ndodh ngado, me kolegët e tjerë të politikës në të gjithë Evropën dhe më gjerë, zakonisht para paparacëve.

Lexo më tepër


Faqe 1 nga 5512345»...Fund »

    Reklama

    FotoLajm.com

    Partneret

    E-mail FALAS!!

    Email Falas 5000MB @thashetheme.com

    Njoftim

    Kujdes: Watermarks te vendosura mbi fotografite qe ndodhen ne kete faqe, jane vetem per arsye sigurie (parandalojne perdorimin e ketyre fotografive nga robote te ndryshem neper faqe te tjera) dhe nuk tregojne aspak autoresine e tyre. Autori i ketyre fotografive eshte i njejte me burimin e informacionit i cili permendet ne cdo artikull.

    Gjithashtu kjo NUK eshte faqja zyrtare e Big Brother Albania por nje Gazete Elektronike Shqiptare.